Moti i çmendur

10/01/2014 00:00

I ftohti ekstrem ka goditur Shtetet e Bashkuara, brigjet e Europës
Perëndimore përballen me stuhi, ndërsa në Gjermani duket sikur ka
mbërritur pranvera.

Fenomenet ekstreme te motit marrin nje pergjigje nga metereologet, te cilet ia faturojne ndodhite jo te zakonshme kombinimit te nje ere te forte nga Veriu me ndryshimet e të ashtuquajturës vorbulla polare. Kjo nenkupton nje rajon te gjere ajri të ftohtë rreth Polit të Veriut, i kufizuar zakonisht nga rryma ajrore lindore Jetstream, e cila e kthen ajrin e ftohtë nga Kanadaja për në Groenlandë, Siberi dhe nga Alaska përsëri për në Kanada.

Por ne kushte te caktuara metereologjike ajri polar mund të depërtojë deri në jug dhe të shkaktojë një erë të fortë veriore, e cila sjell ajër të akullt nga Poli i Veriut drejt jugut. Nga ana tjeter, një zonë presioni të lartë në juglindje të Amerikes dergon ajër të ngrohtë nga Gjiri i Meksikës në veri. Nëse tekat e motit lidhen me ndryshimin e klimës, kjo nuk mund te thuhet me saktesi. Ekspertët kanë nevojë për një periudhë prej te pakten tridhjetë vjetësh për të nxjerrë perfundime mbi prirjet klimatike afatgjata.

Sipas Agjencisë Amerikane për Motin NOAA pesë vitet e fundit Jetstream-i është bërë më i ndryshueshëm se më parë dhe nese luhatshmeria e tij ka te beje me kushtet klimaterike, kjo do të shihet vetëm në të ardhmen.  

Studiuesit flasin megjithate prej vitesh për një lidhje të mundshme mes ngrohjes së shpejtë të Arktikut dhe periudhave të ftohta në rajone të tjera. Ekspertët e Institutit të Pocdamit për Studimin e Klimës mendojnë se vala e të ftohtit në SHBA lidhet me efektin sere dhe sqarojne se ngrohja e detrave dhe ndryshimet në raportin mes erërave dhe reshjeve mund të çojnë në shtimin e ngricave në hemisferën veriore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA