Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka dalë kundër vajtjes së shqiptatarëve të Kosovës në Siri. Ai ka thënë se është detyrim i Bashkësisë Islame që t’ua sqarojë qytetarëve të vërtetën e luftës në Siri.

“Mekanizmat e shtetit dhe Bashkësia Islame janë të detyruara që ti njoftojnë qytetarët e vetë për të vërtetën e asaj lufte, përkatësisht t’i edukojnë besimtarët e vetë me vlerat e fesë islame. Ata nuk mund të hiqen sikur nuk po ndodh asgjë rreth tyre”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

“Së fundmi, shkuarja për të luftuar në luftën e pakuptimtë të Sirisë, e cila s’është gjë tjetër veçse një luftë vëllavrasëse mes fiseve të ndryshme dhe e cila veç mëkatit, mjerimit e fatkeqësisë së atyre njerëzve të mjerë nuk prodhon gjë tjetër të shenjtë, si shahitë apo dëshmorë siç i themi shqip ne”, ka vijuar kryetari i Kuvendit.

Ai vlerëson se, “Krijuesi ynë (Zoti) është dhuruesi i jetës sonë, ai s’e ka autorizuar asnjë, e më asnjë njeri në botën tonë, i dobët apo i fuqishëm qoftë, për t’ia marrë tjetrit dhunshëm atë që ia ka dhuruar Ai (krijuesi)”.

Krasniqi ka përmendur edhe disa aryse se pse shqiptarët e Kosovës po shkojnë për të luftuar në një vend tjetër. Sipas tij, moszhvillimi ekononomik i Kosovës por edhe cilësia e dobët e arsimimit ka bërë që të rinjt të humbasin besimin në shtetin e tyre.

Siri, rritet numri i kosovarëve të vrarë

Numri i kosovarëve të rënë në luftën e Sirisë po rritet. Në këtë luftë ka rënë edhe kosovari nga Prishtina, F.S, që banonte në rrugën ”Rasim Kiqina” të kryeqytetit.

Familjarët e tij kanë konfirmuar për gazetën “Express” se djali i tyre 40 vjeçar është vrarë në luftën e Sirisë. “E kemi marrë konfirmimin për vdekjen e tij si nga ushtria edhe nga shokët e tij”, ka thënë babai.

F.S ishte pronar i shtëpisë ku parashihej të ndërtohej një xhami. Mirëpo, projekti ishte ndërprerë pas reagimit të Komunës dhe Ministrisë së Planifikimit Hapësinor.

Top Channel