Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Mimi Kodheli dhe ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovë, Agim Çeku zhvilluan një takim të përbashkët në Prishtinë.

Pas takimit u vlerësua lart shkëmbimi i përvojave deri më tani ndërmjet dy forcave ushtarake, asaj shqipatre dhe kosovare, ndërkohë që u premtua bashkëpunim edhe në të ardhmen.

Zonja Kodheli më tej përgëzoi forcat paqëruajste të KFOR-it, të cilat siç tha ajo po vazhdojnë punën e tyre të shklëqyer në ruajtjen e rendit dhe sigurisë në gjithë Kosovën.

Kodheli dhe Çeku deklaruan se mbledhja e përbashkët e dy qeverive, e cila do të zhvillohet të shtuën në Prizren, pritet të vulosë edhe disa projekte të rëndësishme edhe në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Më pas ministrja shqiptare e Mbrojtjes është pritur në takime të ndara edhe nga krerët shtetërorë të Kosovës. Ajo është takuar me kryetarin e Parlamentit Jakup Krasniqi, me presidenten Atifete Jahjaga dhe me kryeminsitrin Hashim Thaçi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA