Ideja për zgjedhjen e presidentit drejtpërdrejt nga qytetarët ende nuk ka vdekur. Edhe pse dokumenti me propozime për ndryshimet kushtetuese gjendet në sirtarët e Kuvendit të Kosovës, deri më sot asnjë nga liderët e partive politike nuk e ka çuar përpara procesin e votimit të këtyre ndryshimeve.

Aleanca për Kosovën e Re insiston që ndryshimet kushtetuese të votohen brenda këtij mandati legjislativ, shkruan gazeta “Tribuna”. Shefja e grupit parlamentar, Myzejene Selami ka thënë se proçedimi i votimit është detyrim dhe kur të nisin ndryshimet kushtetuese për vendet e rezervuara, sipas saj, në këtë mes duhet të hyjë edhe zgjedhja e presidentit.

“Nëse përmbushet reforma për ligjin zgjedhor edhe për Kushtetutën, atëherë neni për zgjedhjen e presidentit duhet të përfshihet në këtë mes. Dihet që këto veprime duhet të bëhen para zgjedhjeve dhe konkretisht kur Kushtetuta të hapet për vendet e rezervuara. Atëherë AKR do të kërkojë që edhe amendamenti për presidentin të përfshihet në këto ndryshime”, ka thënë Selmani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA