Frenimi i abuzimit me çmimet

10/01/2014 00:00

Qeveria ka urdhëruar ngritjen e një grupi të posaçëm pune për të ndalur rritjen abuzive të çmimeve në treg.

Përmes një njoftimi për shtyp Ministria e Zhvillimit Ekonomik njoftoi se në përgjigje të shqetësimit qytetar për rritjen e çmimeve në periudhat e fundvitit, ka nisur marrjen e masave konkrete për monitorimin e tregut.

Në këtë kuadër, Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes Arben Ahmetaj dhe Ministri i Financave Shkëlqim Cani kanë firmosur Urdhrin e Përbashkët “Për ngritjen e grupit të punës për shmangien e rritjes abuzive të çmimeve në treg”.

Sipas njoftimit, në aksion do të përfshihet edhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe ajo e Tatimeve. Ministria e Zhvillimit Ekonomik bën të ditur se mbetet e angazhuar për mbrojtjen konsumatorëvë nga rritjet abuzive të çmimeve.

Top Channel