Vetëm disa ditë pas publikimeve në shtypin gjerman me kritika të ashpra
dhe karakterizime negative për Kryeministrin Samaras, ministri i Jashtëm
gjerman viziton Athinën dhe me deklaratat e tij u kujton grekëve se
vërtet kanë bërë progres, por rruga e daljes nga kriza është tepër e
gjatë dhe e vështirë.

Ai ka keshilluar Athinen te respektoje keshillat e trojkes dhe te mos kete iluzione se pjesëmarrja e socialdemokrateve si partnere ne qeverine Merkel do te zbuste reformat qe i kerkohen Greqise.

“Unë kam një mendim shumë personal në lidhje me këtë dhe nuk kam nevojë për ta ndryshuar atë, pasi tani jam pjesë e Qeverisë.Pavarësisht nga kritikat që po behen nga Greqia dhe nga vendet e tjera anëtare në lidhje me legjitimitetin e trojkës, ajo eshte një mjet shumë i rëndësishëm “, tha Frank Walter Steinmeier.

Trojka –grupi i eksperteve qe perfaqeson BE, FMN dhe BQE eshte vazhdimisht nen shenjestern e mediave greke per rreptesine me te cilen ndjek progresin e Greqise dhe propozon masa dhe vete Parlamenti Europian ka kerkuar nje hetim te udhehequr nga socialistet europiane ne se veprimet e saj kane pasur efektivitet.

“Dua të garantoj çdo qytetar gjerman dhe çdo taksapagues gjerman, se ne nuk duam qe buxheti gjerman të mbingarkohet për shkak të Greqisë. Greqisë është e vetëdijshme për obligimet e saj në lidhje me partnerët e saj”, tha Evangelos Venizelos, ministër i Jashtëm i Greqisë.

Marrëdhëniet midis Greqisë dhe Gjermanise kanë pasur momentet e tyre kulmore prej vitit 2010, kur Athina ka kerkuar ndihme nga BE dhe FMN dhe Berlini qe ka ka dhene pjesen me te madhe te ndihmes, shihet me sy teper kritik nga qytetaret greke, te cilet sipas statistikave te oreve te fundit kane mbajtur ne kurriz keto vite masa financiare me vlere 53 miliardë euro.

Ne te njejten kohe edhe FMN u ka prere hovin deklaratave teper optimiste te qeverise Samaras se Greqia do te dale ne tregje ne gjashtemujorin e dyte te ketij viti, pasi vlereson se ekziston ende pasiguri e madhe per ekonomine dhe sidomos per bankat e Greqise sipas kreut te organizmit Christine Legarde.

Gjithesesi ne nje interviste per ‘Financial Times’ ministri grek i Financave Janis Sturnaras u pergjigjet keshillave te kreditoreve qe i bejne presion Athines per zbatimin e reformave, se masa te reja financiare nuk mund te votohen me nga Parlamenti, per asrye se koalicioni qeveritar ne Greqi ka tashme nje shumice teper te brishte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA