Sulmohen armët kimike

09/01/2014 00:00

Qeveria siriane raportoi mesymjen e dy depove te armeve kimike me
qellimin, sipas gjasave, te grabiteshin disa prej perberesve kimike qe
Damasku eshte zotuar te shkaterroje.

Ky eshte i pari denoncim i kesaj natyre pergjate tre muajve qe shenojne fillimin e perpjekjeve nderkombetare per pastrimin e vendit nga municione te ndaluara. Nese konfirmohen, sulmet ne fjale do te kthehen ne deshmi te qarte te veshtiresive me te cilat perballen te ngarkuarit me detyren e veshtire te garantimit te sigurise se substancave te rrezikshme dhe eliminimit te tyre ne mesin e nje lufte civile gati 3-vjecare.

Damasku zyrtar po perballet me nje trysni gjithmone e me te madhe mbi pershpejtimin e procesit dhe largimin e materialeve te rrezikshme, qe ndodhen ne mesin e 1.200 tone agjentesh toksike te grumbulluar prej vitesh. Afatin e eksportimit te tyre ne 31 dhjetor, autoritetet siriane e humben. I gjithe arsenali duhet te asgjesohet deri ne 30 qershor, sipas rezolutes se Keshillit te Sigurimit te miratuar 5 muaj me pare.

Nderkohe, zyrtaret amerikane terheqin vemendjen edhe tek kriza e refugjateve, e cila sa vjen e thellohet duke e bere me te veshtire që organizatat e ndihmave t’i përgjigjen katastrofës humanitare të përmasave të tmerrshme. Ligjvënësit amerikanë u informuan hollësisht nga zyrtarët më të lartë për refugjatët e ndihmën humanitare dhe reaguan me thirrje për intensifikimin e përpjekjeve.  

Lufta civile e Sirisë ka zhvendosur më shumë se 2 milionë vetë, gjysma fëmijë dhe i ka shteruar aftësitë e fqinjëve për të pranuar te shperngulur te tjere.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB