Trump: Jam shumë i zhgënjyer me Starmer, ndaloi forcat amerikane të përdorin bazën britanike për sulme ndaj Iranit
Dy nga 4 anëtarët e ekuipazhit të një helikopteri të Marinës amerikane, i cili u rrëzua në Norfolk të Virxhinias gjatë së mërkurës, janë konfirmuar të vdekur nga zyrtarët, ndërkohë që një i pestë ende rezulton i humbur.
“MH-53E Sea Dragon”, helikopter i Marinës amerikane, ishte në një mision trajnimi rutinë. Zyrtarë të rojes bregdetare amerikane thanë se ata iu përgjigjën një raportimi për rrëzimin e një helikopteri rreth orës 17:00.
Si për koinçidencë, incidenti në SHBA erdhi vetëm 1 ditë pasi një tjetër helikopter i ushtrisë amerikane u rrëzua në rajonin Norfolk të Anglisë, nga ku mbetën të vrarë 4 vetë.
Helikopteri, që u rrëzua të martën në Britani, ishte i tipit “HH-60G Pave Hawk”, i cili i përkiste Forcave amerikane Ajrore.
Incidenti i së mërkurës ndodhi rreth 33 km (18 milje detare) në lindje të bregdetit të Virxhinias. Shkaku i aksidentit ende nuk është bërë i ditur.
Dy nga 4 personat e shpëtuar nga përplasja u transportuan në një spital lokal, por më pas ndërruan jetë. Oficeri David Weydert tha se personi i pestë, i humbur, është ende duke u kërkuar.
Dy pjesëtarët e tjerë të ekuipazhit janë në spital, si dhe në gjendje të qëndrueshme.
Norfolk-u, në Virxhinia, është një nyje e rëndësishme për ushtrinë amerikane, si dhe është “shtëpia” e Stacionit të Marinës së Norfolk, kompleksit më të madh detar në botë.
Top Channel