SHBA, masat antiduhan shpëtuan 8 mln vetë

09/01/2014 00:00

Në vigjiljen e 50 viteve të kaluara nga publikimi i raportit historik
mbi duhanpirjen, studiuesit amerikanë pohojnë se masat kundër saj kanë
shpëtuar 8 milionë jetë në këtë vend.

Revista e shoqates mjekesore amerikane, AMA, pas nje sere hulumtimesh, ka dale ne perfundimin se kontrolli mbi cigaret qe prej 1964-tes e ka rritur jetëgjatësinë në Shtetet e Bashkuara.

Por ekspertet jane te mendimit se perpjekjet ne kete drejtim duhet te vazhdojne, ne menyre qe numri i vdekjeve nga duhani te vazhdoje te ulet. Masat ne fjale nisin qe nga etiketat paralajmeruese, perfshire ato grafike, e deri tek taksat mbi cigaret apo kufizimi i vendeve se ku njerezit mund te tymosin.

Jane te vazhdueshme studimet mbi rrezikun qe i kanoset vete duhanpiresve, femijeve ne barkun e nenes apo dhe atyre qe nuk e pijne cigaren por ekspozohen ndaj saj. Me raportin e tij 5 dekada me pare ku e lidhte pirjen e duhanit me kancerin ne mushkeri, zyrtari i Departamentit të Shëndetësisë, Luther Terry, shkaktoi habi ne te gjithe vendin ku shifrat tregonin se 40 % e amerikaneve te rritur pinin cigare.

Sot ky nivel eshte reduktuar ndjeshem, duke mberritur ne gati 18 për qind. perpjekjet per sensibilizimin e opinionit nuk kane qene te lehta, pjeserisht edhe per faktin se industria e fuqishme e duhanit per vite me radhe ka kembengulur ne mungesen e provave qe deshmojne lidhjen mes tij dhe semundjes se rrezikshme te kancerit ne mushkeri.

Ne 1964-ten, mjaft njerez e vinin ne dyshim nje gje te tille, ndersa sot, informacioni eshte shume me i madh dhe statistikat te pakundershtueshme. ato tregojne se cdo vit, duhanpirja vret mbi 440 mije amerikane dhe perpos kancerit te mushkerive, konsiderohet nje nder shkaktaret kryesore edhe te semundjeve te zemres.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA