Polka përpiqet të sqarojë homologun britanik

09/01/2014 00:00

Kryeministri britanik dhe ai polak kanë biseduar për 40 minuta në
telefon në përpjekje për të shuar polemikën e shkaktuar nga komentet e
Cameron për çështjen e ndihmave dhe përfitimeve sociale si në rastin e
atyre për femijët, duke përmendur rastin e polakëve që jetojnë dhe
punojnë në Britani.

‘Downing Street’, theksoi se kjo eshte nje ceshtje pan-BE dhe nuk eshte se eshte perzgjedhur vetem Polonia. Sipas z. Cameron emigrantet nuk duhet te motivohen per te ardhur ne BE, per shkak te perfitimeve te medha sociale qe marrin.

Ne nje interviste dhene BBC dite me pare Cameron theksoi se ai do te rinegocionte anetaresimin e Britanise ne BE per t’i lejuar Londres mos dhenien e ndihmave per femijet ne te tilla rrethana duke permendur emigrantet polakë. Aktualisht cdo shtetas i Bashkimit Evropian mund te perfitoje ndihme per femijet edhe nese ata jetojne jashte vendit. Por sipas Ministrit te Jashtme polak Sokorski, ‘nese Britania merr taksat nga shtetasit tane ne Britani, perse te mos u paguajë atyre perfitimet qe u takojne?”

Nderkohe kryeministri polak ka deklaruar se Polonia, nje nga vendet me te medha te BE-se, do te bllokojë çdo levizje nga Britania per te ndryshuar rregullat per perfitimet ne vendet e BE-se. Nje zyrtar i larte i qeverise polake ne shenje hakmarrje ndaj komenteve te bera nge Cameron, ka bere thirrje per bojkotin e nje prej supermaketeve me te medha britanike Tesco ne Poloni, i cili puneson 30 mije punonjes polakë dhe ben tregti me 1500 firma polake qe i ofrojne produket e tyre ketij supermarketi. Cameron ndodhet perpara zgjedhjeve te rendesishme vitin e ardhshëm dhe kerkon te adresojë çeshtjen e nxehte te emigracionit, siç ishin edhe komentet e tij per rastin e statusit te vendit kandidat te Shqiperise muajin e kaluar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA