Shpat Deda vjen me “Katarsis”, koncerti në 28-29 prill në Tiranë, këngëtari zbulon detajet
Pak javë para fillimit të një tjetër edicioni të Big Brother, katër nga protagonistet e këtij “reality-show” në vitet e kaluara ishin të ftuara në studion e “Pasdite në Top Channel” për të diskutuar mbi efektet që ka pasur Vëllai i Madh në jetën e tyre.
“Njerëzit gjithmonë të kujtojnë. Reagimin e tyre e sheh në rrugë edhe pse kalojnë vitet”, tha Neda, pjesëmarrëse në Big Brother 4.
Në lidhje me zërat se është ndarë nga Ogreni, Neda sqaroi: “Jam ende e lidhur me Ogrenin. Kam fat që partnerin e kam edhe shok edhe vëlla. Nuk është asgjë e vërtetë nga ato që shkruajnë gazetat.”
Juna Vata, pjesëmarrëse në edicionin e parë të Big Brother, tregoi se para se të hynte ka bërë shumë blerje në mënyrë që të dukej e veshur sa më bukur: “Bleva shumë veshje edhe pse ishte mundësia që të dilja brenda një jave. Më shumë i kam shfrytëzuar pas Big Brother-it rrobat. Ishte edhe hera e parë që zhvillohej në Shqipëri Big Brother-i, kështu që u përgatita mirë.
Pas Big-ut nisa punë në karaoke duke kënduar.”
Jonida, tjetër pjesëmarrëse e Big Brother 1, theksoi: “Unë hyra më vonë se të tjerët. Realizova një nga ëndrrat e mia më të mëdha pasi pas spektaklit nisa punë në Top Albania Radio. Nuk e prisja të nisja aq shpejt punë, por u lumturova pa masë.”
Ndërsa Eldora e Big Brother 6, u shpreh se kur mori vesh që edicioni i fundit do të ishte me sekrete, vendosi që të futej për të dhënë mesazhin e sensibilizimit mbi sëmundjen e talasemisë në vendin tonë:” Kur mora vesh që Big Brother do të ishte me sekrete, thashë me vete që ky ishte momenti për të dhënë mesazhin e sensibilizimit mbi talasemikët.”
Top Channel