Embraer’s Eve bën fluturimin e parë të “makinës fluturuese”, merr mbi 3,000 porosi Tregu i punës në Itali nuk po jep shenja mëkëmbjeje dhe çmimin më të lartë po e paguajnë të rinjtë.
Nga të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Statistikave, që i përkasin nëntorit të vitit 2013, treguesi i papunësisë mes të rinjve në Itali ka arritur një rekord të paparë, duke barazuar atë të vitit 1977.
Mes të rinjve nën moshën 24 vjeç papunësia ka arritur në 41,6%; praktikisht rreth 660 mijë të papunë në këtë grupmoshë. Por fenomeni nuk prek vetëm të rinjtë. Treguesi i papunësisë vazhdon të rritet edhe në shkallë kombëtare duke shënuar po në nëntor të vitit 2013 – 12,7, që do të thotë se në vend rreth 3 milionë e 200 mijë persona nuk kanë punë.
Sipas ministrit të Ekonomisë Fabrizio Saccomanni vendi po del nga periudha e krizës, por kjo nuk do të thotë edhe zgjidhje e problemeve të trashëguara nga e kaluara. Ai specifikoi se ka sinjale pozitive, megjithëse çështja e papunësisë mbetet e rëndë. Në fakt INPS, Instituti Italian i Sigurimeve Shoqërore bën të ditur se vetem gjatë 11 muajve të parë të vitit 2013, janë paraqitur gati dy milionë kërkesa për asistencë nga të papunët, me një rritje prej 32,5% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm.
Top Channel