
Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon nga Qeveria ngritjen e një
Komisioni të Posaçëm që të merret me përgatitjen e vendit për
70-vjetorin e çlirimit të Atdheut nga okupatori nazist.
Luan Rama, sekretari i përgjithshëm i LSI-së theksoi se në këtë vit është i rëndësishëm edhe rikonstruktimi i të gjitha monumenteve dhe Varrezave të Dëshmorëve në rrethe për ta kremtuar sipas tij me dinjitet këtë ngjarje të madhe për shqiptarët.
“Kjo ngjarje e madhe padyshim meriton vëmendje të posaçme, respekt të veçantë, nderim të madh nga e gjithë shoqëria shqiptare. Por është detyrë e qeverisë të krijojë një komision të posaçëm shtetëror, gjithëpërfshirës me qëllim që programimi i çdo detaji dhe festimi të jetë i denjë për këtë ngjarje të madhe. Në emër të LSI-së propozoj që një çështje e veçantë që duhet të meritojë vëmendjen e Qeverisë duhet të jetë edhe rikontruktimi i Varrezave të Dëshmorëve në të gjitha rrethet dhe rikonstuktimi i të gjitha monumenteve të luftës”, tha Luan Rama.
Top Channel