Vendimi për pagesën e policave të sigurimit në dy pikat kufitare në veri të Kosovës, përkatësisht në Jarinje dhe Bërnjak, që është dashur të aplikohet nga 8 janari 2014, nuk është duke u zbatuar.

Miodrag Jovanoviç, shofer kamioni, i cili pothuajse çdo ditë kalon nëpërmes pikës kufitare të Jarinjes, ka deklaruar se është i lumtur që nuk duhet të paguajë policën e sigurimit.

“Pse të paguaj? Kam hyrë nga Serbia në Serbi”, ka thënë shkurt për agjencinë e lajmeve “Kosovapress” Jovanoviç. “Kosovapress” ka provuar që nga mëngjesi të kontaktojë përgjegjësit e policisë në veri, por celularët e tyre kanë qenë vazhdimisht të mbyllur.

Vendimi për policat ishte pjesë e marrëveshjes së Brukselit për IBM-në, sipas të cilës nga 8 janari duhej të fillonte pagesa e policave të sigurimit, me të cilat do të kompensohej dëmi në rast fatkeqësie komunikacioni brenda territorit të Republikës së Kosovës.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta