Pranga grupit të trafikut të drogës

08/01/2014 00:00

Gati 100 kilogramë drogë e llojit hashash është bllokuar nga Policia e Durrësit, pas një hetimi disa mujor nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Sipas burimeve pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ky rrjet ishte nën hetim prej kohësh, për shkak të dyshimeve se ata trafikonin drogë në linjën Shqipëri-Itali.

Njoftohet se janë ndaluar shtetasit Orges Shqopa, Viktor Shkurti, Gazmir Baurini, Saimir Zotkaj dhe Geris Agasi.

Ngarkesa e drogës, sipas Prokurorisë, u sekuestrua në fund të autostradës në Durrës, ende pa hyrë në portin e këtij qyteti.

Bëhet e ditur se ngarkesa, që mendohet se është gati 100 kilogramë, po tentohej të fshihej në një kamion.

Droga, – tha një pjesëtar i grupit të hetimit, – është transportuar deri në vendin ku u krye operacioni me dy mjete, njëri nën pronësi të shtetasit Orges Shqopa, kurse mjeti tjetër ishte marrë me qira nga Agasi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA