Asambleistët shqiptarë të komunës veriore të Mitrovicës ende nuk i kanë marrë ftesat për mbledhjen inauguruese të kuvendit komunal që pritet të mbahet të premten.

Bartësi i Listës së PDK-së, Emir Azemi tha nëpërmjet telefonit se nuk janë kontaktuar nga kryetari serb Kërstimir Pantiç për këtë çështje. Nga ana tjetër, një mundesi e dytë po qarkullon në planin e politikanëve serbë.

Lideri i listës qytetare, Serbia, Demokracia dh Drejtësia, Oliver Ivanoviç deklaroi të martën se nuk do të ketë fare ftesa me shkrim, pasi qëndrimi i përfaqësuesve serbë është se kjo do të jetë vazhdim i seancës së mëparshme të betimit, për çka këshilltarët komunalë kanë pasur ftesa me shkrim.

Në këtë situatë, asambliestët shqiptarë janë të pavendosur në qëndrimin e tyre. Emir Azemi tha se janë në pritje të sinjalit nga qeveria e Kosovës nëse ajo që do të ndodhë është në interes shtetëror apo jo.

Kuvendi komunal i Mitrovicës Veriore përbëhet nga gjithësej 19 asambleistë, 12 prej tyre vijnë nga radhët e komunitetit serb, një boshnjak dhe pesë shqiptarë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA