Edhe pse Krishtlindjet Ortodokse cilësohen si festë e paqes, festimet kanë regjistruar një sërë incidentesh në veri të Kosovës. Në Mitrovicën e Veriut, të populluar më shumicë serbe, ka pasur të shtëna gjatë gjithë natës.

Po kështu raportohet për rrahje masive ndërmjet një grupi të madh serbësh në sheshin kryesor Shumadija, në veri. Sipas raportimeve nga veriu, mbi 9 persona kanë kërkuar trajtim mjekësor në spitalin e veriut.

Bëhet e ditur se shumica e të lënduarve pas trajtimit janë liruar, ndërsa dy prej tyre vazhdojnë të qëndrojnë të shtruar, dhe pse jeta e tyre nuk është në rrezik.

Ndërkohë, në ditën kur shënohen Krishtlindjet Ortodokse serbe, në Kosovë do të qëndrojë edhe zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Ai pritet të vizitojë Graçanicën, ku do të marrë pjesë në liturgjinë ortodokse që mbahet në manastirin e komunës. Bashkë me Vuçiç në Graçanicë do të qëndrojë edhe ministri pa portofol në qeverinë serbe, i ngarkuar me Kosovën, Aleksandar Vulin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA