Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu cakton datën, mbledhja do të mbahet vetëm një ditë para skadimit të afatit kushtetues
Sylejman Selimi dhe Sami Lushtaku kanë angazhuar avokatë me përvojë në Gjykatën e Hagës për mbrojtjen e tyre.
Lajmin e bën të ditur “Koha Ditore”, sipas të cilës Selimi pritet të përfaqësohet në gjykim nga avokati amerikan, Gregory Guy Smith, i cili ka mbrojtur Idriz Balajn në Gjykatën për Krime Lufte në ish-Jugosllavi.
Ndërsa Lushtaku do të mbrohet nga Nick Kaufman, nga Izraeli, i cili ka mbrojtur disa prej kriminelëve më të mëdhenj në botë, siç është Kaing Guek Eav, komandant i burgut të khmerëve të kuq në Kamboxhia.
“KD” saktëson se ata kanë aplikuar për liçencim në Dhomën e Avokatëve të Kosovës dhe se strukturat e këtij institucioni janë duke shqyrtuar aplikimet e tyre.
Ish-komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi dhe ish-komandanti i zonës së Drenicës, Sami Lushtaku akuzohen për krime lufte, që supozohet se i kanë kryer në fshatin Likovc në vitin 1998.
Ata po ndiqen penalisht nga prokurorë ndërkombëtarë të EULEX-it. Akuzat kundër tyre janë të rënda dhe variojnë nga tortura e rrahja sistematike deri në trajtimin çnjerëzor të të burgosurve. Lushtaku akuzohet edhe për vrasjen e një civili shqiptar.
Top Channel