Shpat Deda vjen me “Katarsis”, koncerti në 28-29 prill në Tiranë, këngëtari zbulon detajet
Bashkëshortja e ish-pilotit të Formula 1 Michael Schumacher ka apeluar për respektimin e privatësisë dhe u ka kërkuar gazetarëve që të largohen nga klinika ku po trajtohet i shoqi.
“Për mua është me rëndësi që doktorët dhe spitali të punojnë të qetë. Ju lutem të besoni deklaratat e tyre dhe të largoheni nga klinika”, u ka thënë Corinna Schumacher gazetarëve.
Përveç apelit për stafin mjekësor, zonja Schumacher ka kërkuar gjithashtu që të mos bezdiset më. “Ju lutem të lini rehat familjen tonë”, ka thënë ajo.

Në ditët e fundit ka pasur shumë spekullime për gjendjen shëndetësore të Schumit. Spitali ku po trajtohet ai, në qytetin francez Grenobël, thotë se kushtet e ish-pilotit mbeten rëndë por stabël.
Schumi ka qenë në koma të qëllimshme në tetë ditët e fundit pas aksidentit në Alpet Franceze. Të martën, mediat në Francë raportuan se pamjet nga një kamera e vendosur në helmetën e përdorur nga ish-piloti është marrë nga hetuesit.
Sipas burimeve, pamjet mund të ndihmojnë hetuesit në mbledhjen e detajeve të aksidentit, si shpejtësia me të cilën ai po bënte ski dhe nëse tabelat në apo pranë pistës ishin të dukshme.
Top Channel