
Të dielën mbrëma, policia në Pejë ndërmori një aksion duke kontrolluar mbi 800 persona të mbledhur në një lokal të vetëm.
Nga komunikimi që policia ka pasur të hënën me mediat mësohet se bëhet fjalë për një lokal që ndodhet në rrugën “Aleksandër Mojsiu” të qytetit.
Sipas njoftimit, forcat e rendit kontrolluan 800 vetë një nga një, nën dyshimin se në atë lokal kishte armë dhe substanca narkotike.
Gjatë kontrollit policia konfiskoi një pistoletë të tipit “Glok 9×19”, një pistoletë tjetër të llojit “CZ 99 “, një pistoletë “VZOR”, si dhe 30 fishekë të pistoletave në fjalë, dy thika, një boks metali dhe substanca narkotike të llojit marijuanë.
Policia e Pejës, përmes komunikatës së saj, njofton se do të ndërmarrë operacione të tilla edhe në të ardhmen.
Top Channel