Qendra Kinematografike e Kosovës fillon vitin me drejtor të ri. Arben Zharku është zgjedhur në krye të këtij institucioni.

Lajmin e konfirmoi për Top Channel zëdhënësja e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Jehona Shyti. Zharku është shprehur se ndër prioritetet e punës së tij do të jetë rritja e fondit për prodhimin e filmave kosovarë.

“Është shumë me rëndësi të shikohet që ky fond të rritet ende, duke gjetur edhe donatorë të tjerë, dhe burime tjera për përkrahjen e kinematografisë”, është shprehur Zharku.

Arben Zharku ka mbaruar për aktrim në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës në vitin 2004, ndërsa në vitin 2009 u diplomua në European Audiovisual Entrepreneurs.

Ai është themelues dhe drejtor i festivalit ndërkombëtar të studentëve për teatër dhe film, SKENA UP dhe ka punuar si drejtor në Qendrën Multimedia në Prishtinë, që për qëllim ka zhvillimin e teatrit bashkëkohor dhe atë për fëmijë.

Zharku më herët ishte edhe kryetar i bordit të Qendrës Kinematografike të Kosovës, detyrë nga e cila kishte dhënë dorëheqje.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta