Afganistan, kapet e mitura kamikaze

06/01/2014 00:00

Një vajzë e vogël afgane është ndaluar nga forcat e sigurisë pasi kishte veshur një jelek vetëvrasës në jug të Afganistanit, bëjnë të ditur autoritetet lokale.

Ajo u ndalua natën mes së dielës dhe së hënës në provincën e Helmandit, teksa përpiqej të kryente një sulm ndaj policisë kufitare, deklaroi një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme për BBC.

Vajza, që raportohet të jetë rreth 8 vjeç dhe dyshohet se është motra e një komandanti taleban, thuhet se është në gjendje shoku dhe të turbullt mendore.

Burime nga policia afgane thanë për BBC se ajo ishte inkurajuar të kryente sulmin nga vëllai i saj. Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme, Sediq Sediqi, një ushtar afgan e vuri re atë teksa ecte me jelekun vetëvrasës.

Nuk është ende e qartë nëse ajo nuk mundi të shtypte butonin për të shpërthyer veshjen, apo u arrestua në kohën e duhur nga ushtarakët.

Tani vajza është transferuar në kryeqytetin e provincës së Helmandit, Lashkar Gah dhe po u nënshtrohet kontrolleve të psikiatërve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA