Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, beson në fitoren e PDK-së në zgjedhjet kombëtare të vitit 2014 për të vazhduar kështu edhe me një mandat qeverisjeje.

Mesazhin e tij në lidhje me rezultatin e mundshëm zgjedhor kreu i PDK-së e dha këtë të dielë në profilin e tij në Facebook.

“Sapo filluam vitin 2014, që ndër të tjera do jetë edhe vit elektoral i zgjedhjeve nacionale. Partia Demokratike e Kosovës vazhdon e sigurtë me besimin e qytetarëve të jetë partia e parë në nivel vendi! PDK punon me optimizmin dhe besimin për fitoren e sigurtë në zgjedhjet nacionale të këtij viti”, shkruan kryeministri kosovar.

PDK-ja, shkruan Thaçi, është partia më e madhe e qendrës së djathtë në Kosovë dhe duke qenë kështu, do t’i kultivojë vlerat tradicionale të së djathtës europiane, si familjen, shtetin e së drejtës, tregun e lirë dhe orientimin euro-atlantik.

“PDK për Kosovën europiane do të korrë fitore edhe më 2014”, përfundon postimi i kryeministrit kosovar në Facebook.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA