Putin lejon protestat në Sochi

05/01/2014 18:00

Presidenti rus Putin bën një hap prapa dhe vendos për ngritjen e një zone protestash në Sochi, ku do të Lojrat Olimpike Dimërore.

Në faqen e internetit të Kremlinit, të shtunën u publikua lajmi se do të lejohen grumbullimet, protestat, marshimet, që nuk lidhen me garat sportive, nëse këto do të marrin miratimin nga Ministria e Brendshme.

Vendimi rishikon atë të vitit të kaluar, për t’i ndaluar të gjitha protestat në Sochi, që nuk lidhen me Lojrat Olimpike dhe do të zbatohet nga 7 Janari deri më 21 Mars, duke përfshirë kështu edhe periudhën 5-16 Mars, gjatë së cilës do të zhvillohen dhe Lojrat Paralimpike.

Vendimi i parë ishte kritikuar ashpër nga organizatat e të drejtave të njeriut. Dmitry Peskov, zëdhënësi i presidentit rus, shpjegoi se Vladimir Putin urdhëroi organizatorët dhe autoritetet rajonale të përcaktojnë një zonë të veçantë në qytet, ku protestuesit të mblidhen lirisht për protesta.

Por, rrethimi i protestuesve, në zonat që ndodhen larg qendrës, dhe kufizimi i numrit të tyre janë tashmë praktika të zakonshme në Rusi. Presidenti i Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, Thomas Bach, përshëndeti vendimin duke thënë: “Është në përputhje me sigurinë e dhënë nga presidenti rus vitin e kaluar, dhe me projektet e autoriteteve ruse për të garantuar lirinë e shprehjes, krahas sigurisë për Lojrat Olimpike.

Grupe protestuesish, që luftojnë për të drejtat e homoseksualëve dhe kundërshtojnë reformat politike në vend, kanë kritikuar kufizimin e të drejtës për të protestuar gjatë Lojrave Olimpike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA