Papa Françesku, në Tokën e Shenjtë

05/01/2014 17:35

Papa Françesku do të bëjë udhëtimin e tij të parë në Tokën e Shenjtë më 24-26 Maj. Ai do të vizitojë Jeruzalemin, Bregun Perëndimor dhe Amman-in, kryeqytetin e Jordanisë.

Françesku e bëri publike këtë gjatë meshës së të dielës në Vatikan dhe vizita do të jetë udhëtimi i parë i planifikuar për vitin 2014. Papa do të drejtojë një meshë në Kishën e varrit të Shenjtë, së bashku me patriarkun ekumenikal, Bartolomeun.

E shpallur më 5 Janar, në ditën e 50-vjetorit të takimit historik në Jeruzalem, mes Papa Palit të VI dhe udhëheqësit të Ortodoksisë botërore, Atenagora i I (parë) i Kostandinopojës, në vitin 1964, lajmi merr një peshë tjetër.

Top Channel