Kryeministri kosovar Hashim Thaçi, nëpërmjet profilit të tij në Facebook ka ngitur çështjen e reformës zgjedhore.

Thaçi ka thënë se: “Pas ngërçit të panevojshëm ndërpartiak të reformës zgjedhore dhe me qëllim të arritjes së standardit evropian, akomodimit të kënaqshëm të të gjitha palëve dhe stabilitetit elektoral për të gjitha palët dhe komunitetet, mendoj se është e nevojshme ftesa dhe sjellja në Kosovë e Komisionit të Venecias për ofrimin e këshillave legale dhe profesionale për një sistem më funksional zgjedhor!”.

Sipas kryeministrit, sistemi duhet t’u përshtatet kushteve dhe rrethanave në Kosovë. “Komisioni i Venecias ka pasur një rol të rëndësishëm në të gjitha vendet e Evropës Juglindore gjatë procesit të tranzicionit demokratik. Prandaj, Kosova, si shtet i ri me një demokraci në zhvillim, ka nevojë për Komisionin e Venecias!”, ka theksuar kryeministri.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta