Komapania gjermane “ACP Axos Capital” ka reaguar pas dështimit të privatizimit të PTK-së. Në një deklaratë të lëshuar përmes e-mailit, zyrtari i “ACP Axos capital”, Jan Budden ka deklaruar se të gjitha vonesat në procesin e privatizimit të PTK-së ishin shkaktuar nga qeveria e Kosovës.

“Vendimi përfundimtar nga qeveria e Kosovës, që në mënyrë të papritur dhe pa arsye të ndërpresë procesin e privatizimit, është krejtësisht i papranueshëm dhe në kundërshtim me çdo standard ligjor ndërkombëtar. Kjo do të ketë pasoja ligjore, tregtare, ekonomike dhe financiare për qeverinë e Kosovës dhe Kosovën në përgjithësi”, thuhet në deklaratën e kompanisë.

“Ne do të ndërmarrim të gjitha verprimet e nevojshme, duke përfshirë proçedurat ligjore në bazë të ligjeve ndërkombëtare në fuqi, për të mbrojtur interesat dhe të drejtat tona në këtë rast”, ka deklaruar Jan Budden.

“ACP Axos Capital” akuzon gjithashtu Parlamentin e Kosovës, i cili sipas saj, “Ka keqpërdorur procesin e privatizimit të PTK-së si një betejë për hesape të brendshme poltike”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA