Obama, tjetër përpjekje për armët

04/01/2014 00:00

Presidenti amerikan Barack Obama dhe administrata e tij kanë njoftuar marrjen e masave me qëllim kufizimin e aksesit tek armët e zjarrit nga të sëmurët mendorë.

Ndryshimet në fjalë sqarojnë rregullat ambigue dhe u mundësojnë spitaleve të sigurojnë më shumë informacion për kontrollin e të dyshuarve, kanë deklaruar burime zyrtare.

Ky veprim vjen pak më shumë se një vit nga incidenti i armatosur në shkollë Njutaun, që shkaktoi një debat të gjerë mbi armët. Përpjekja e atëhershme e zotit Obama për më shumë kontroll mbi armët dështoi.

Në një deklaratë të publikuar të premten, Shtëpia e Bardhë deklaroi se dy aksionet e reja do të ndihmojnë në përforcimin e sistemit të kontrollit bazë dhe për të larguar armët nga duart e personave të gabuar.

Propozimi i parë, i ardhur nga Departamenti i Drejtësisë, synon të sqarojë se kujt, në bazë të ligjit federal, i ndalohet të zotërojë armë zjarri për motive që lidhen me shëndetin mendor.

Ky ndryshim përfshin sqarimin e termit “shtrim në një institut mendor”, për të përfshirë si pacientët e brendshëm ashtu edhe ata të jashtëm.

Ndërsa aksioni i dytë, i propozuar nga Departamenti i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore, heq pengesat e privatësisë që u pengojnë shteteve për të marrë informacion mbi të sëmurët.

Ndryshimi mund t’u japë entiteteve mjekësore të mbuluara nga ligji federal i privatësisë të drejtën për të nxjerrë informacione të kufizuara për të ndihmuar në mbajtjen e armëve larg duarve të personave të rrezikshëm, bëri të ditur Shtëpia e Bardhë.

“Rregullat e propozuara nuk do të ndryshojnë faktin se të kërkosh ndihmë për problemet mendore apo të marrësh mjekim për to nuk e ndalon dikë që të pajiset me armë zjarri”, saktësoi selia presidenciale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA