Liban, vdes kryeterroristi i kërkuar nga Riadi

04/01/2014 00:00

Majid al-Majid, drejtuesi i Al Kaedes në Liban, ka ndërruar jetë në një spital të Bejrutit, teksa ndodhej nën mbikqyrjen e policisë.

Sauditi udhëheqes i brigadave “Abdullah Azzam” dhe një prej emrave në listën e terroristëve më të kërkuar nga Riadi, ishte arrestuar kohët e fundit.

Një gjeneral i ushtrisë libaneze tha për “Associated Press” së militanti vdiq për shkak të problemeve me veshkat.

Grupi i drejtuar prej tij është autor i një sërë sulmesh në mbarë Lindjen e Mesme dhe mori përgjegjësinë e shpërthimit në Ambasadën e Iranit në Bejrut gjatë muajit nëntor, ku humbën jetën 23 vetë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA