Iraku pranë luftës civile

04/01/2014 00:00

Pas ditë të tëra luftimesh me militantët, qeveria irakiane e ka humbur kontrollin e njërit prej qyteteve më të rëndësishëm të vendit.

Një zyrtar i lartë i sigurisë i tha agjencisë franceze të lajmeve AFP se tashmë Falluxha është nën kontrollin e grupit ISIS, apo Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë, organizatë e lidhur me Al – Kaedën.

Dëshmitarë në vendngjarje rrëfejne se brenda këtij qyteti të provincës së Anbarit, i cili ndodhet vetëm 60 km larg Bagdadit, nuk ka asnjë shenjë të trupave qeveritare.

Rebelet kanë ngritur flamurin e tyre mbi te gjitha objektet qeveritare në Falluxha dhe shpallën një shtet islamik të pavarur. Mbrëmjen e një dite më parë, ata prenë linjat e energjisë dhe urdhëruan banorët të mos përdorin gjeneratorët elektrikë. Një reporter vendas, i cili kërkoi të ruajë anonimatin nga frika e hakmarrjes, i tha gazetës “Ëashington Post” se policia dhe forcat e tjera të rreshtuara me qeverinë, kanë braktisur qytetin dhe se Al – Kaeda kishte djegur të gjithë flamujt kombëtarë të Irakut.

Falluxha, një prej fushëbetejave më të përgjakshme të luftës së Irakut gjatë 2004-ës, po kthehet tani në dëshminë e vështirësive që forcat irakiane të sigurisë kanë hasur në përpjekjet për të ruajtur ato që trupat amerikane arritën përpara tërheqjes dhjetorin e 2011-ës.

Gati një e treta e 4,486 ushtarëve amerikanë të vrarë në Irak e kanë humbur jetën pikërisht në provincën e Anbarit dhe 100 prej tyre vdiqën nëntorin e 2004-ës gjatë betejës për kontrollin e Falluxhas.

Zhvillimet e fundit ngrenë pyetjen nëse konfrontimi më i përgjakshëm i Amerikës që prej luftës së Vietnamit ka qenë i kotë apo jo. Luftimet në hapësirat e mëdha të hapura në perëndim të Irakut po e vënë përpara provash të vështira aftësinë e kryeministrit Nuri al-Maliki për të mbajtur vendin të bashkuar dhe për të parandaluar një luftë civile në shkallë të gjerë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA