Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ditën e parë të punës për vitin 2014 e ka nisur në Prekaz.

Ai vizitoi të premten familjen e komandantit legjendar Adem Jashari dhe bëri homazhe te Kompleksi Memorial i UÇK-së.

Haradinaj u prit nga përfaqësuesi i familjes, Murat Jashari. Ramush Haradinaj dhe Murat Jashari ndanë qëndrimet e përbashkëta për zhvillimet aktuale, të tashmen dhe të ardhmen e vendit.

“Familja Jashari është gjithmonë vendi ku ne marrim forcë e motiv për punën tonë”, komentoi më vonë vizitën Haradinaj, në rrjetin social Facebook.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA