Bllokohet anija kineze e shpëtimit

04/01/2014 00:00

Akullthyesja kineze që ndihmoi evakuimin e pasagjerëve të “Akademik Shokalsiyt” pas bllokimit për më shumë se një javë në Antarktidë, ka ngecur edhe ajo vetë mes akujve.

Anija australiane me 52 shkencëtarët dhe turistët e shpëtuar nuk është më në zonë sepse po kthehet në breg. Fillimisht, asaj i ishte kërkuar të qëndronte në det të hapur në rast se “Xue Long” do të kishte nevojë për ndihmë, por më pas iu dha leja të largohej.

Autoriteti Detar Australian konfirmoi se pëprjekjet e “Xue Long” për të thyer akullin kanë qenë të passukseshme dhe tani, edhe vetë anija kineze është e rrethuar prej blloqeve të tij.

Ironia e të gjithë kësaj situate qëndron pikërisht në faktin që akullthyesja kineze ishte dërguar të hapte rrugën për anijen më të vogël ruse e tani ka mbetur e bllokuar edhe vetë.

“Akademik Shokalskiy” u gjend e rrethuar 1.500 milje detare në jug të Hobartit nga masivë akulli të shtuara prej erërave të fuqishme në zonë në datën 24 dhjetor.

Anija po përdorej nga një ekspeditë australiano-aziatike në Antarktidë për të ripërshkuar rrugën e ndjekur nga eksploruesja “Douglas Mawson” një shekull më parë.

Një sërë përpjekjesh u bënë nga “Xue Long”, “Aurora Australis” dhe francezja “L’Astrolabe” për të thyer akullin e për të hapur kështu rrugën nga deti, por që të gjitha rezultuan të pasuksesshme.

Evakuimi më në fund u krye me helikopter. 22 anëtarët e ekupiazhit preferuan të mos e lënë “Shokalskiyn”, duke thënë se do të largohen bashkë me anijen, ndërsa në bordin e “Xue Long” ndodhen 111 vetë.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta