Bangladesh, trazira para zgjedhjeve

04/01/2014 00:00

30 qendrave të votimit iu vu flaka në Bangladesh përpara zgjedhjeve të shumëdiskutuara të së dielës.

Incidentet vijnë në mesin e thirrjeve të opozitës për bojkotimin e votimit dhe fillimit të një greve dy-ditore në shenjë proteste ndaj asaj që e konsideron “një farsë skandaloze”.

Të paktën 100 vetë kanë gjetur vdekjen në mbarë vendin përgjatë javësh të tëra dhune parazgjedhore. Opozita kërkon një organizëm neutral për mbikqyrjen e procesit, por qeveria e refuzon një gjë të tillë.

Greva është më e fundit e një serie nismash të ndërmarra për të shprehur indinjatën popullore, të cilat përfshijnë bllokimin e rrugëve, hekurudhave e ujësjellësve, si dhe mbylljen e dyqaneve, zyrave dhe shkollave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA