Mision shpëtimi në Antarktidë

02/01/2014 00:00

Në Antarktidë është duke u zhvilluar operacioni i shpëtimit të dhjetëra
anëtarëve të ekuipazhit dhe turistëve në bordin e anijes ruse Akademik
Shokalskiy, të bllokuar prej më shumë se një jave.

Nje helikopter i ngritur nga akullthyesja kineze ‘Xue Long’ u ul aty prane, me te tjere specialiste qe do te bejne nje rivleresim te situates. Mjeti u ngrit ne fluturim e me pas u rikthye per te nisur evakuimin e pasagjereve te pare nga anija e mbetur ne mes te akujve.

Shokalskiy u bllokua qe ne vigjiljen e Krishtlindjeve. 22 anetaret e saj te ekuipazhit pritet te qendrojne ne bord edhe pas largimit te 52 shkencetareve dhe turisteve te ndodhur aty. Anija ngeci mes akujve te shtyre nga ererat e forta rreth 1.500 milje detare ne jug te Hobartit- kryeqyteti i shtetit australian te Tasmanise. Ajo po perdoret nga nje ekspedite australiano-aziatike, qe synon te ripershkoje rrugen e ndjekur nga eksploruesi Douglas Maëson nje shekull me pare.

Shpresat jane qe operacioni i shpetimit te mbyllet brenda disa oresh. Disa perpjekje jane bere per shpetimin e njerezve te bllokuar, por kur anija australiane Aurora Australis nuk arriti te cante akullin 3 metra te trashe, u vendos te perdorej helikopteri ne akullthyesen kineze. Pavaresisht situates se tyre, shkencetaret i vazhduan eksperimentet duke matur temperaturen dhe kripesine e ujit nepermjet te carave ne akujt rrethues. Nje prej qellimeve te ekspedites eshte te zbuloje sesa shpejt po shkrin shtresa e akullit ne Antarktide. Anija ka rezerva te shumta ushqimore dhe njerezit ne bordin e saj nuk iu eshte kanosur asnje rrezik.   

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA