Aleksandër Vuçiç paralajmëron dorëheqjen, Presidenti i Serbisë: Do të jem edhe vetëm për disa javë Mijera grekë, nën dritën e fishekzjarreve buzë shkëmbit të Akropolit dhe
melodive të Orkestrës Filarmonike të Athinës dhe grupeve të tjera
muzikore, kanë pritur 2014 me shpresën se do të jetë një vit më i mire
për Greqinë e lodhur dhe të gjunjëzuar nga masat e ashpra fiskale.
“E vetmja gjë që mund të shpresojmë eshte te ndryshoje situata politike në vendin tonë. Përndryshe jemi të destinuar per te vuajtur”, thotë George Kotsaris, një qytetar grek me profesion mjek.
Greket jane te vetedijshem se vitet e fundit vendi ja ka dale mbane vetem ne sajë te paketes prej 240 miliardë eurosh dhene nga BE dhe FMN, ne shkembim te masave dhe reformave te dhimbshme, ndersa Athina zyrtare deklaron se ky eshte viti i rimekembjes se Greqise.
“Përpiqemi për të parë gjërat me optimizëm , por në përgjithësi situata është pak melankolike, të gjithë kanë një psikologji jo te mire.Duhet të përpiqet të jemi optimistë, të mos leshojme veten”, thotë një tjetër banor i Athinës.
2014 do te jete me te vertete nje vit vendimtar per te ardhmen e vendit. Ne prill pritet qe qeveria Samaras te filloje negociatat per reduktimin e borxhit kolosal te vendit, pasi eshte treguesi kryesor negativ qe megjithe reformat dhe arritjen e nje tepriceje primare, mund te rrezoje cdo perpjekje te grekeve per daljen nga kriza.
Rritja e vazhdueshme e tij dhe vleresimi si i paqendrueshem nuk do te mundesonte daljen e Athines ne tregje ne gjashtemujorin e dyte te ketij viti sipas parashikimeve dhe do te risillte skenaret per nje pakete te re ndihme per Greqine, fakt qe per greket e thjeshte interpretohet ne masa akoma me te dhimbshme. Presidenca greke e BE ne gjashtemujorin e pare te ketij viti eshte gjithashtu nje shprese per rritjen e kredibilitetit te Greqise, megjithe skepticizmin dhe kritikat deri ne sarkazem nga disa vende te familjes europiane qe nuk pajtohen dot me faktin se si mund te udheheqe BE anetari me i varfer dhe me i gjunjezuar nga kriza i Eurozones. Pike kyce per skenen politike te vendit ne vitin ne vijim do te jene zgjedhjet per Parlamentin Europian qe do te zhvillohen paralelisht me zgjedhjet lokale ne muajin maj.
Ne tetor te ketij viti fillojne procedurat per zgjedhjen e presidentit te vendit, pasi mandati i Karolos Papulias mbaron ne 5 shkurt te vitit 2015 dhe duke vleresuar situaten politike ekzistuese nuk perjashtohen gjithashtu edhe zgjedhjet e parakoheshme parlamentare.
Top Channel