Komisioni Qeveritar për Privatizimin e PTK-së (KQP), është takuar dje për të analizuar situatën e krijuar në lidhje me procesin e privatizimit të PTK-së, pas mungesës së kuorumit në Kuvendin e Kosovës, në seancën e datës 26 dhjetor 2013, për të shqyrtuar raportin e procesit të privatizimit të 75% të aksioneve të kësaj ndërmarrje publike.

KQP njofton opinionin publik se në bazë të dokumenteve të tenderit për privatizimin e PTK-së, të cilat kanë përbërë bazën për aplikim të pjesëmarrësve në këtë tender, data 30 dhjetor 2013 ka qenë data e fundit e mundshme për nënshkrim të kësaj kontrate.

Në bazë të opinionit ligjor të marrë nga këshilltari i transaksionit, KQP nuk ka bazë ligjore për shtyrje të mëtejshme të kësaj date.

Të gjendur në këtë situatë dhe në pamundësi të procedojë me nënshkrim të kontratës për shitje të aksioneve të PTK-së, KQP-ja ka vendosur ta përmbyllë procesin e privatizimit të 75% të aksioneve të PTK-së.  

Top Channel