Edgar Davids tërhiqet nga futbolli

29/12/2013 00:00

Edgar Davids, ish-lojtar i Juventusit, Milanit, Ajaksit e Barcelonës, ka lajmëruar tërheqjen nga futbolli i luajtur.

Hollandezi, që aktualisht ishte në rolin e lojtarit-trajner tek Barneti i kategorisë së pestë angleze, ka vendosur të varë këpucët në gozhdë pasi është ndëshkuar sërish me karton të kuq gjatë një ndeshjeje ndaj Salisbury City.

Kjo ëshë hera e tretë në tetë ndeshjet e fundit që mesfushori përjashtohet nga loja.

Mendohet se vendimi i Edgar Davids është edhe një shenjë proteste ndaj arbitrave.

Top Channel