Postimet në Facebook kohët e fundit kanë zëvendësuar njoftimet zyrtare që zyra për shtyp e Kryeministrisë lëshon për mediat.

Kështu, përmes rrjetit social kryeministri Hashim Thaçi bën të ditur se ka vizituar këtë të shtunë familjen e Heroit të Kosovës, Enver Zymberi, policit të rënë në krye të detyrës në aksionin e 25 korrikut 2011 në veri.

“25 korriku 2011 shënon ditën e bashkimit të territorit të Republikës së Kosovës. Dhembjen dhe krenarinë me familjen Zymberi do ta ndajmë gjithmonë. Sakrifica e heroit Enver Zymberi bëri që sot në Kosovë të funksionojë rendi kushtetues në tërë territorin e Kosovës”, thuhet në postimin e Thaçit.

Kryeministrit e ka shoqëruar këtë lajm duke hedhur edhe foto nga vizita në profilin e tij në rrjetin social.

Top Channel