
Policia amerikane ka publikuar mijëra dokumente në lidhje me provat e
tyre nga vrasja e 26 personave në shkollën fillore të shtetit të
Connecticut-it, “Sandy Hook”.
Zyrtarët i përshkruan si “të dhimbshme” disa prej detajeve të raportit, që përfshin edhe foto dhe transkripte. Policia ka zbuluar fakte të reja mbi jetën e agresorit të armatosur, Adam Lamza, 20 vjeç, në të cilat thuhet se ai vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Lanza u vetëvra, pasi kishte hapur zjarr më herët në shkollën fillore “Sandy Hook” të Newtown, gjatë dhjetorit të vitit 2012. Përpara se të vriste 20 fëmijë dhe 6 të rritur me një pushkë gjysmë-automatike, ai qëlloi për vdekje nënën e tij në shtëpinë e tyre.
Bëhet e ditur se ishte nëna, ajo që kishte blerë armën e përdorur gjatë agresionit në fjalë.
Muajin e kaluar, policia e Connecticut-it publikoi një përmbledhje të provave të grumbulluara, ku tregonin se Lanza kishte “një fiksim” të mbetur nga masakra e 1999 në Columbine, gjatë së cilës 2 adoleshentë vranë 12 studentë dhe një mësuese.
Hetuesit zbuluan gjithashtu se Lanza kishte vepruar i vetëm dhe se e kishte planifikuar ngjarjen më herët, një tragjedi që zgjati më pak se 11 minuta.
Top Channel