
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj uron që viti 2014 të jetë vit i kthesave pozitive për Kosovën. Në konferencën e fundvitit Haradinaj zgjodhi të bëjë vetëm mesazhin falenderues duke mos pranuar pyetje të gazetarëve për zhvillimet e tjera.
“Ju falënderoj të gjitha mediave nëpërgjithësi dhe të gjithë ata që kemi rrugëtuar këtë vit, ju falënderoj juqë keni përcjell aktivitetet tona. Sot kemi pasur dëshirë në shenjë falënderimi dhe mikpritje si kjo, e shfrytëzoj rastin me ju uruar qytetarëve të vendit që viti 2014 tëjetë vit i sukseseve për ne si Kosovë i shëndetit për secilinnë familje punë jetë po ashtu edhe vit i kthesave pozitive për Kosovën”, tha Haradinaj
Sidoqoftë partia e Ramush Haradinajt se fundi është përfshirë në një debat të ashpër me Lëvizjen islamike “Bashkohu” për shkak qëndrimit që Haradinaj mban kundër ekstremizmit fetar. Në këtë koktejl përveç mediave morën pjesë stafi i AAK-së, deputetët Ahmet Isufi dhe Burim Ramadani.
Top Channel