Matrapazë. Kështu i quan shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci opozitën dhe menaxhmentin e PTK-së, të cilët sipas tij po bllokojnë procesin e privatizimit të saj.

Megjithëse data 30 dhjetor është e fundit për këtë proces, Grabovci thotë se nuk do të kërkojë seancë të Kuvendit para kësaj date.

“Ju garantoj që dështimi i këtij procesi ekonominë e Kosovës do ta dëmtoj me dhjetëra për të mos thënë edhe qindra milion, për buxhetin e Kosovës sado që janë tepër tepër shumë. Për këtë arsye kam qenë i angazhuar me tërë kolegët që ky proces të zhvillohet dhe të ecë para…….Për ne ka përfunduar, mbetet në mbledhjen e kryesisë të emër ndonjë vendin, kjo në përputhje me vendimin që merr komiteti ndërministror por edhe me institucionet e tjera. Nuk do kërkojë, nuk kam nevojë të kërkojë seancë……kjo që ka ndodh edhe në seancën e djeshme dëshmon moseriozitetin e iniciuesve për formimin e komisionit hetimor, sepse nuk ka qenë qëllim që të hetohet si ka qenë procesi por ka qenë i pastër politikë për të bllokuar një proces që nuk guxon të bllokohet nga askush. Bllokimi i këtij procesi u intereson vetëm matrapazëve”, deklaroi Grabovci.

Ndërkohë bisedimet Kosovë-Serbi i quajti luftë politike e që beson se do të fitojë Kosova. Ai ka përmendur edhe zgjedhjet lokale, Rrugën e Kombit, premtimet për ngritje pagash, negociatat për MSA-në e disa të tjera.

Top Channel