Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një deklaratë për
mediat parashtroi për publikun përmbajtjen e 39 amendamenteve që opozita
ka propuzuar t’i bëjë projektbuxhetit të paraqitur nga qeveria Rama.
Një ditë perpara seancës plenare, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, prezantoi disa nga amendamentet e opozitës, ku gjithçka, sipas demokratëve është bazuar tek premtimet e kryesocialistit Edi Rama gjatë fushatës elektorale.
“Partia Demokratike propozon legalizimin falas për zonat informale, por ky ishte kryepremtimi i Ramës, dy ditët e fundit të fushatës. Partia Demokratike propozon shëndetësi falas me zero kontribute shëndetësore të paguar nga qytetarët shqiptarë. Në projektbuxhet nuk gjendet ky projekt”, tha Basha.
Sa here qe prezantoi nje amendament, zoti Basha e shoqeroi ate me ze dhe me figure edhe me premtimin e zotit Rama, te dhene perpara zgjedhjeve, premtime qe sipas kreut te demokrateve i dhane fitoren koalicionit te kryesuar nga Partia Socialiste.
“Sanksionojmë me një amendament vendosjen e kufirit për borxhin. E lanë 62 për qind, Qeveria po e çon 75 për qind. Premtimet dhe mbajtja e tyre janë kontrata e çdo qeverie me zgjedhësit. Nëse premtimet nuk mbahen, shumica është e rënë moralisht. I japim shansin të mos damkoset mashtrues për këto premtime, t’i votojë, t’i miratojë”, tha Basha.
Zoti Basha e di qe nuk ka asnje mundesi reale t’i imponohet me numra Qeverise per te ndryshuar kete buxhet për te cilin opozita eshte e bindur se e çon shume shpejt vendin ne krize. Shpresa e Partise Demokratike qe kjo te mos ndodhe eshte reagimi qytetar.
“Fati i shqiptarëve është në duar të shqiptarëve. Sovrani në këtë vend është dhe mbetet populli. Ndaj nga kjo pikëpamje kemi inkurajuar çdo zë proteste do të vazhdojmë ta mbështesim politikisht dhe kur të vijë momenti do të jemi edhe ne bashkë me qytetarët në krye të aksionit për të ndalur arrogancën arbitraritetin dhe papërgjegshmërinë e kësaj qeverie që tashmë cënon drejtpërdrejt xhepin, tavolinën dhe mirëqenien e çdo shqiptari”, tha Basha.
Top Channel