Pesë ministra të tjerë të kabinetit Rama kanë lenë mandatet dhe janë
zëvendësuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me emrat e pesë
deputetëve të rinj që hyjne në Kuvendin e Shqipërisë.

Saimir Tahiri, Mimi Kodheli, Lindita Nikolla, Arben Ahmetaj dhe Ilir  Beqja jane zevendesuar ne KQZ me pasuesit. Ne vend te Arben Ahmetaj vendin në Parlament e merr Dashamir Kamberi. Në vend të Ilir Beqajt do të ulet Esmeralda Shkjau, mandatin e deputetit në vend të Tahirit e merr Erjeta Alhysa.

Në vend të Lindita Nikollës ulet Blerina Gjylametaj, ndërsa Mejreme Delishi merr mandatin e lene nga ministrja Mimi Kodheli. Pese deputetet e rinj do te betohen dhe do te nisin detyren si anetare te Parlamentit ne séancen e se shtunes me miratimin nen per nen te Buxhetit dhe Paketes se re Fiskale. Kjo faze e dyte e lenies se mandateve, e con ne 12 numrin  e ministrave qe ne menyre vullnetare heqin dore nga mandati i deputetit. Kjo do te pasohet edhe nga nje faze e trete, ku ministrat e mbetur do te kryejne kete procedure per te permbylur procesin e ndarjes se posteve, premtim electoral i socialisteve.

Top Channel