Tre persona të maskuar me rrobat e babagjyshit të Vitit të Ri kanë
plagosur dy persona në Prizren. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9:00 të
mëngjesit të së enjtes, bën të ditur ‘Prizrenpress.com’

Personat e maskuar kanë tentuar të grabisin një argjendari. Pas plagosjes së dy personave, janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht janë në arrati. Drejtori i Policisë në Prizren,Nexhmi Krasniqi, tha se autorët e maskuar janë përleshur me pronarin e argjendarisë të cilit i ka dalë në ndihmë një fqinj i tij.

“Njëri nga të maskuarit ka gjuajtur me pistoletë dhe ka plagosur dy argjendarët”,tha Krasniqi.

Top Channel