Me një akt të paparë simbolik të dëshpërimit, 40 familje me tre fëmijë secila nga qyteti Almiro pranë Volosit në Greqinë qendrore, japin fëmijët e tyre për birësim tek kryeministri Antonis Samaras, presidenti Karolos Papulias dhe kryetari i parlamentit Evangjelos Meimarakis.

Pas prerjes se shtesës së pagave, dhuratës së Krishtlindjeve dhe bonuseve që merrte cdo familje për fëmijën e tretë dhe përgjithësisht pas reduktimit të të ardhurave në tre vitet e fundit, vështirësitë ekonomike për këto familje janë të papërballueshme.

Keshtu ata me kete akt u kane bere ditet e Krishtlindjeve nje “dhurate” te papritur tre krereve me te larte te shtetit, biresimin e 120 femijeve te tyre.

Permbajta dramatike e letres drejtuar udheheqesve greke ,publikuar ne fillim ne revisten lokale ‘Tahidhromos’ (Postieri) ka shkaktuar reagime te medha ne opinionin public te vendit.

Me politikat e saj financiare –theksojne prinderit e 120 femijeve-qeveria na ka cuar ne varferi te plote ,ndersa projektbuxheti I shtetit ndihmon ne menyre te kenaqshme gjithe anetaret e qeverise dhe te parlamentit ,keshtu qe kerkojme  biresimin e perkohshem te femijeve tane prej udheheqesve te vendit, deri sa qeveria te filloje te merret me te ardhmen e Greqise, te femijeve dhe te rivendose ndihmen ekonomike per rritjen e tyre me dinjitet.

Me nje logjike te ftohte, duke patur te gjithe dokumentacionin ne rregull dhe duke qene qytetare me dosje te bardhe penale, thone ata me sarkazem, me dhimbje ne shpirt, u lutemi te pranoni kerkesen tone per biresim.

Greqia nje vend qe shkon me ritme te shpejta drejt plakjes se popullsise se saj, zbatonte deri para tre vitesh nje politike ekonomike  inkurajimi per familjet qe benin me shume se dy  femije duke u dhene prinderve rreth 120 euro ne muaj  shtese ne page dhe 1500 euro ne vit per rritjen dhe edukimin e tyre,bonuse te cilat tashme nuk ekzistojne me.

Top Channel