Turqi, japin dorëheqjen dy ministra

25/12/2013 00:00

Ministri i Ekonomisë së Turqisë, Zafer Caglayan, si dhe ministri i Brendshëm Muammer Guler kanë dhënë dorëheqjen pasi djemtë e tyre janë përfshirë në një skandal korrupsioni.

24 persona janë akuzuar për korrupsion qeveritar dhe hetimi po vazhdon. Mes këtyre personave është edhe kreu i bankës shtetërore Halkbank.

Në një komunikatë zyrtare, zoti Caglayan e dënoi këtë hetim duke e përcaktuar si “një operacion të padenjë”.

Djemtë e dy ministrave akuzohen për korrupsion në projektet e zhvillimit urban dhe me lejet e ndërtimit.

Kryeministri turk Rexhep Taip Erdoan ka kërcënuar disa ditë më parë se “do i thyente krahët” atyre kundërshtarëve që e kanë përdorur këtë proces hetimor për të tronditur qeverinë e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB