“Shqipëria Uron, Shqipëria Dhuron” është nisma e Kryeministrisë, ku të ardhurat nga mesazhet e urimit të dërguara në një numër telefoni do të shkojnë për bamirësi.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, kryeministri Rama u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të kontribuojnë nëpërmjet këtyre mesazheve uruese të cilat më pas shfaqen në fasadën ballore të godinës së Kryeministrisë nëpërmjet një video-projektori.

“Muri i kryeministrisë kthehet cdo natë në wall për të lënë mesazhe urimesh në këtë kohë festash. Urimet (përmes numrit 0674067677) do të prodhojnë edhe një fond modest bamirësie. Kështu një urim për njeriun e zemrës, familjen, miqtë e të afërmit, është edhe një dhuratë për dikë që ka nevojë për dorën e shtrirë të solidaritetit tuaj. Shqipëria dhuron duke uruar, bëje edhe ti, lër mesazhin tënd në një wall festash mbi murin e kryeministrisë”, shkruan Rama.

Gjatë mbrëmjes, pjesë e nismës u bë edhe ambasadori i delegacionit të BE-së në Tiranë, Ettore Sequi.

Top Channel