PD: 30 amendamente për buxhetin

25/12/2013 00:00

Të shtunën projektbuxheti dhe paketa fiskale do të diskutohen nen për
nen, por megjithëse në pamje të parë seanca duket shumë teknike, kjo
mund të jetë një nga seancat më interesante të zhvilluara ndonjëherë për
ligjin e projektbuxhetit dhe projektligjeve që shoqërojnë paketën
fiskale.

Partia Demokratike ka hartuar mbi 30 amendamente, qe ndryshojne plotesisht projektin e Qeverise per ekonomine shqiptare per vitin e ardhshem. Top Channel ka siguruar keto amendamente, qe kane nje emerues te perbashket: asnje prej ketyre amendamenteve nuk ben pjese ne programin elektoral qe Partia Demokratike paraqiti gjate zgjedhjeve. Te gjitha amendamentet e opozites ose jane premtime te Partise Socialiste gjate fushates dhe pjese e programit qeveritar te Kryeministrit Edi Rama ose jane propozime qe tentojne te rikthejne disa taksa ne nivelin e tyre aktual.

Kryetari i Partise Demokratike, Lulzim Basha tha per Top Channel se opozita ka bere kete zgjedhje per te ndryshuar buxhetin e Qeverise per ta vene mazhorancen perpara pergjegjesise publike per mosmbajtjen e premtimeve te saj elektorale dhe programatike. Duke u faktuar shqiptareve, siç thote opozita ne te gjitha amendamentet e saj, se Kryeministri Rama i mashtroi per t’u marre voten.

Te tilla demokratet konsiderojne uljen e borxhit publik duke ulur shpenzimet e qeverise, amendamentet per shendetesine falas, qe sipas tyre buxheti 2014 e fakton nje mashtrim elektoral, legalizimet falas, uljen e akcizes per karburantet ne nivelin aktual dhe heqjen e saj per fermeret, heqjen e TVSH-së per ushqimet e shportes dhe disa amendamente qe synojne sipas opozites rikthimin e mbrojtjes nga taksimi i larte per disa kategori.

Duke kujtuar premtimin se do te ule taksat per 95 perqind te shqiptareve, partia Demokratike shprehet ne cdo amendament te saj se qeveria duhet t’i miratoje ato per te treguar se eshte qeveria e premtimee te mbajtura dhe jo qeveria e mashtrimeve.

Top Channel