Obama: Lutemi për ushtarët

25/12/2013 00:00

Presidenti amerikan Barack Obama dhe Zonja e Pare Michelle bënë urimet e
Krishtlindjes, pa harruar të përfshijnë trupat amerikane dhe familjet e
tyre për shërbimin dhe sakrificen.

Ne fjalen e Shefit te Shtepise se Bardhë dhe te shoqes nuk mungoi apeli qe te gjithe amerikanet te gjejne menyren per te mbeshtetur komunitetet  e tyre, per t’u kujdesur per njeri-tjetrin e te per vazhduar perpjekjet qe te jene prinder, femije, miq, fqinje dhe qytetare te mire.

“E dime sa e ngarkuar eshte kjo periudhe e vitit per te gjithe ju, ndaj nuk do t`ju hame shume kohe. Deshem thjesht nje moment per t`ju uruar Krishtlindjen juve dhe familjeve tuaja”, tha Zonja e Parë.
 
“Njerezit tane te jashtezakonshem ne uniforme jane ne krye te detyres qe ne ketu te pushojme te qete e te shijojme bekimet e festave. Por kjo per shume trupa do te thote te jene larg shtepise e larg familjes. Ndaj ne sot duam t’u themi se jane ne mendimet dhe lutjet tona ne kete periudhe festive”, u shpreh Obama.

Mesazhi i perjavshem i presidentit kete radhe erdhi me shpejt pikerisht per shkak te festave, sepse zakonisht Obama fjalimin e tij e mban te shtunave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB