Kukës, ndihma për familjen e varfër

25/12/2013 00:00

Pas sensibilizimit në Top Channel për gjendjen e familjes së Kujtim Tushës në qytetin e Kukësit, thirrjes për ndihmë i janë përgjigjur nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Lidhja e Prizerenit”, si dhe biznesmeni i njohur kosovar Hetem Ramadani, bashkëshorti i këngëtares Inva Mula.

Biznesmeni Ramadani i dhuroi familjes Tusha një karrocë dhe një shumë simbolike në të holla. Edhe nxënësit e shkollës çuan dhurata në familjen Tusha.

Familja ka falenderuar bizesmenin kosovar për ndihmën pasi fëmija e tyre kishte shumë nevojë për një karrocë dhe ka kërkuar ndihmë edhe nga shteti.

Top Channel